Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19, mjeku Kalo-qytetarëve: Respektoni masat, mos dëgjoni gjithologët

2020/04/14 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19, mjeku Kalo-qytetarëve: Respektoni masat, mos dëgjoni gjithologët

Mjeku i Infektivit, Tritan Kalo, ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit, kryesisht atë të distancimit fizik.

Mjeku thekson se masat e marra janë “për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19”.

Po ashtu, Kalo thotë se qytetarët duhet të dëgjojnë këshillat mjekëve profesionist dhe jo “gjithologët”.

Mesazhi i mjekut Kalo:

KEMI ENDE PUNË PARA NESH…14.04.2020….Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së….NE JEMI ATY për JU në çdo çast….RESPEKTIMI i distancimit fizik, vetëizolimi/vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në MUNGESË të një mjekimi specifik dhe të një VAKSINE, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.…NJË THIRRJE shoqërore, etike dhe profesionale për GJITHOLOGËT tanë….

Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë COVIDIANE në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj, JENI SULUR të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj.….Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, POR kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuku mban shumë ujë….

NJERËZIA në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë, dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme përsa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojëshme marjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme….

PUBLIKU e ka po ashtu të nevojëshme edhe ushqyerjen e një OPTIMIZMI, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizmëm, POR JO në zbrazjen nëpër ekrane, mediat on-line apo të mediave sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për PROTAGONIZËM….Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….ËSHTË diçka SHUMË E DOBISHME për sistemin tuaj Imunitar si dhe për Ekuilibrin tuaj mendor….BOLL STRES e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…JU DUAM SHUMË dhe për JU DO TË JEMI ATY KURDOHERË të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!…..NE SË BASHKU ME SIGURI DO JA DALIM MBANË!!!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

20 Korrik, 2025 4:40 pm
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…
Kryesore

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

20 Korrik, 2025 4:32 pm
Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma
Bota

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

20 Korrik, 2025 4:19 pm
Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë
Aktualitet

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

20 Korrik, 2025 4:06 pm
Para
Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion

Balluku për riatdhesimet:Pas Italisë po përpunojmë Gjermaninë dhe Francën 

Balluku për riatdhesimet:Pas Italisë po përpunojmë Gjermaninë dhe Francën 

Samir Mane: Do na duhet 1 vit të kthehemi aty ku ishim

Samir Mane: Do na duhet 1 vit të kthehemi aty ku ishim

TE FUNDIT

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
20 Korrik, 2025

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë...

Lexo më shumë

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
20 Korrik, 2025

Një traget me pasagjerë, KM Barcelona 5, që po udhëtonte nga Talaudi drejt Manados në provincën e Sulavesit të Veriut...

Lexo më shumë

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
20 Korrik, 2025

Këtë sezon turistik edhe në bregdetin e Lezhës janë shtuar hapësirat publike. Pushuesit në këtë ditë korriku thonë se janë...

Lexo më shumë

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
20 Korrik, 2025

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com