Bota

COVID-19/ Mbi 5 mijë raste të reja në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 09/09/21 |
Opi Nion

Në Itali janë raportuar sot 5,522 raste të reja me Covid, nga 291,468 teste të kryera. Ndërsa një ditë më parë, u shënuan 5923 nga 301,980 teste.

Sipas autoriteteve Shëndetësore në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69.  Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 129,766

Mësohet se të  shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit  është 1,89%. Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 38.

Pas