Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid-19/ Mbi 4 milionë të prekur në të gjithë botën, numri i viktimave

2020/05/10 at 8:40 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19/ Mbi 4 milionë të prekur në të gjithë botën, numri i viktimave

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet në të gjithë botën. Sipas statistikave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë regjistruar 4 milion e 101 mijë e 974 persona të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 280 mijë e 451 persona.


SHBA mbetet vendi më i goditur, duke konfirmua dhe një të tretën e vdekjeve nga pandemia. Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i infeksioneve mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumë vende kanë testime të ulëta dhe për rrjedhojë kanë të dhëna të paplota.

Numri ditor i vdekjeve po vazhdon të bjerë në disa shtete, përfshirë Spanjën, por ekziston shqetësimi se lehtësimi i kufizimeve të bllokimit mund të çojë në një “valë të dytë” të infeksioneve.

Ndërkohë, qeveritë po bëjnë gati për pasojat ekonomike pasi pandemia goditi tregjet globale dhe zinxhirët e furnizimit.

Një zyrtar i lartë kinez ka thënë për mediat lokale se pandemia ishte një “provë e madhe” që kishte ekspozuar dobësitë në sistemin e shëndetit publik të vendit.

Deklarata e drejtorit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Li Bin, vjen pas kritikave të qëndrueshme jashtë vendit për përgjigjen e hershme të Kinës ndaj infeksionit.

Këtë javë, disa masa bllokimi kanë filluar të lehtësohen në Itali, dikur epiqendra globale e pandemisë. Qytetarët italian kanë mundur të dalin jashtë dhe të vizitojnë anëtarët e familjes në rajonin e tyre.

Franca ka regjistruar numrin e saj më të ulët ditor të vdekjeve për më shumë se një muaj, me 80 vdekje gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet po përgatiten të lehtësojnë kufizimet nga e hëna, siç ka vepruar edhe qeveria në Spanjë.

Ndërkohë, mbylljet po vazhdojnë në vende si Afrika e Jugut, pavarësisht thirrjeve nga partitë opozitare që ajo të përfundojë. Rusia anuloi një aktivitet ushtarak në Moskë, e planifikuar si pjesë e festimeve të Ditës së Fitores së vendit.

Por, pavarësisht provave shkencore, drejtuesit e disa vendeve kanë vazhduar të shprehin skepticizëm për virusin dhe nevojën për kufizime. Në Bjellorusi, mijëra ushtarë marshuan për të festuar Ditën e Fitores, pasi Presidenti Aleksandër Lukashenko hodhi poshtë thirrjet për masa më të ashpra.

Revista mjekësore britanike “The Lancet” ka shkruar një editorial për Presidentin brazilian Jair Bolsonaro, duke e quajtur atë kërcënimin më të madh për aftësinë e vendit të tij për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Brazili aktualisht po raporton numrin më të madh të rasteve në Amerikën Latine, me mbi 10,000 raste të reja të shtunën, duke e çuar numrin e përgjithshëm kombëtar në afro 156,000.

Por, pavarësisht shpërthimit, Presidenti Bolsonaro vazhdon të hedhë poshtë ashpërsinë e virusit dhe është përplasur me qeveritarët për masat e bllokimit.

Frustrimet për shpërthimin u bënë të dhunshme në Afganistan, dhe të paktën gjashtë njerëz vdiqën gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Dhuna filloi pasi demonstruesit u mblodhën në Firozkoh, kryeqytetin e provincës Ghor, për t’u ankuar për dështimin e perceptuar të qeverisë për të ndihmuar të varfrit gjatë pandemisë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Para
COVID-19 në Gjermani, mijëra persona protestojnë kundër masave kufizuese

COVID-19 në Gjermani, mijëra persona protestojnë kundër masave kufizuese

Liri-dalje vetëm për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç

Liri-dalje vetëm për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç

COVID-19/”Bill Gates dhe fuqitë e errëta”, teoritë konspirative kapin…

COVID-19/"Bill Gates dhe fuqitë e errëta", teoritë konspirative kapin...
















TE FUNDIT

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com