Aktualitet

COVID-19/ Mbi 11 mijë qytetarë të vaksinuar sot në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:27 - 15/05/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se në të gjitha pikat ku kryehen vaksinimi kundër COVID-19 në vendin tonë janë injektuar 11121doza vaksinash qytetarëve.

Ndërkohë që kujtojmë se në total që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në muajin janar të këtij viti janë 664452 qytetarë që e kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Rreth 20% e popullsisënë Shqipëri sipas Përgjegjëses së Programit Kombëtar Erida Nelaj është vaksinuar kundër Covid 19. Prej tyre rreth 200 mijë persona i kanë marrë të dy dozat. Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac janë vaksinuat që po marrin shqiptarët.

Më herët në media përfaqësues të shëndetësisë por edhe kryeministri është shprehur se  synohet arritja e 1 milion vaksinave të kryera brenda qershorit, duke lehtësuar kështu masat por edhe duke i dhënë shtysë sezonit turistik./Opinion.al

Pas