Maqedonia e Veriut ka shënuar 28 viktima dhe 1120 raste të reja si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 916 pacientë janë shëruar, teksa numri total i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 shkon në 45621.
Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 69 mijë të infektuar dhe 1977 viktima./ Opinion.al