Aktualitet

COVID-19/ Manastirliu: 67% e vatrave aktive në Shqipëri janë familjare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 15/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat deklaroi se situata e pandemisë në vend është kritike.

Manastirliu tha se krahasuar me një muaj më parë në vend po regjistrohet dyfishi i rasteve pozitive.

“Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve“, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se deri më tani rezultojnë 265 vatra aktive në vend, ndërsa 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare.

“31.6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitetet. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektive. 265 vatra aktive në Shqipëri, 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vë theksin në rëndësinë që ka roli i çdo qytetari. Në momentin që je i dyshuar, ke qene pjesë e kontakteve të një personi që ka rezultuar pozitiv duhet të bëhet menjëherë izolimi. Izolimi dhe karantinimi nuk ka ndryshuar. Mund të kenë ndryshuar shumë mënyra se si ka vijuar zhvillimi i ndjekjes së situatës, por ajo çfarë nuk ka ndryshuar është nevoja për të vijuar izolimi 14 ditor , në momentin që je i dyshuar”, u shpreh më tej Manastirliu.

 

 

Pas