Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut bën thirrje për ndihmë

2020/03/23 at 5:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
COVID-19/ Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut bën thirrje për ndihmë

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut bëri thirrje sot që qeveria federale dhe qytetarët të luftojnë përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara filloi një sërë masash të jashtëzakonshme për të zbutur ndikimin e pandemisë tek ekonomia.


Kryebashkiaku de Blasio ngriti sot alarmin, ndërsa senatorët po përpiqen të gjejnë gjuhën për një ligj lehtësimi ekonomik, të ndërgjegjshëm se nëse nuk ja dalin ta miratojnë, kjo do të ketë efekt shkatërrimtar ndaj shteteve amerikane, qyteteve, dhe bizneseve, si dhe se do të shkaktonte humbje të mëtejshme në bursat amerikane.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, se duhet të ndihmoni qytetet, shtetet, spitalet publike dhe ato private. Duhet t’u siguroni të gjithëve ndihmë të drejtpërdrejtë“, tha zoti de Blasio. Kryebashkiaku i qytetit më të populluar në Shtetet e Bashkuara, e zgjeroi thirrjen e tij për ndihmë për paisje frymëmarrjeje dhe furnizime mjekësore. Ai filloi tashmë t’u bëjë thirrje qytetarëve.

“Kushdo qoftë që mund të na i sigurojë këto furnizime… Na kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u bërë gati. Ky është realiteti“, tha zoti de Blasio.

Sipas Mark Levine, kryetar i komisionit të shëndetit të qytetit të Nju Jorkut, në spitalet e qytetit janë shtruar deri më tani 1800 pacientë me virusin COVID-19. Nga këta, 450 janë në pavionët e kujdesit intensiv.

Njujorkezët ndërkohë po e luftojnë koronavirusin me të gjitha mënyrat: duke respektuar udhëzimet e qeverisë, rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë, si dhe duke u përpjekur të qëndrojnë të fortë, ashtu siç përballuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Shumë njujorkezë, ashtu si njerëzit në mbarë botën, e gjejnë forcën e tyre tek familjet. Nuk është pra për t’u habitur pse disa çifte refuzuan të shtyjnë planet për t’u martuar dhe u panë duke bërë celebrimin të veshur me doreza apo maska në ceremoni të drejtuara nga zyrtarë që u qëndrojnë larg.

Moti i ngrohtë i pazakontë tërhoqi gjatë fundjavës njerëzit në parqet e Nju Jorkut, të cilët dolën për të bërë vrap, për shëtitje me biçikleta, apo për të luajtur përjashta me fëmijët.

Por, jeta e qytetit është shumë larg normales, thotë studiuesi Kannan Srinivasan, i cili ka bërë shumë punë kërkimore në një degë të specializuar të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut.

“E dija që mund të mbyllej, kështu që i parapriva duke huazuar të gjithë librat që normalisht shfrytëzoj nga biblioteka. I solla në shtëpi në mënyrë që të mundem të vazhdoj punën“, i tha ai Zërit të Amerikës nëpërmjet email-it. “Por, shumë kohë humbet duke ndjekur lajmet, duke ndjekur masat parandaluese etj. Pra, kam bërë shumë pak punë”.

Zoti Srinivasan shton se duke qenë se edhe bashkëshortja do të fillojë të punojë nga shtëpia, ai është i shqetësuar se mund të nervozohen kollaj.

Por, ai thotë se janë të impresionuar me reagimin e guvernatorit të tyre, Andrew Cuomo, dhe të kryetarit të bashkisë, Bill de Blasio.

Shifrat janë duke u rritur çdo orë. Shteti i Nju Jorkut pati gati 16 mijë raste të konfirmuara, ndërkohë që të premten ishin vetëm 5100, ndërsa një javë më parë vetëm 800.

Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 33 mijë raste me virusin COVID-19, si dhe 400 vdekje, nga të cilat 117 në shtetin e Nju Jorkut.

Guvernatori Coumo ka fajësuar më së shumti administratën Trump, në veçanti për vonesat për të miratuar kompletet e testimit për virusin. Guvernatori Cuomo konfirmoi rastin e parë me koronavirusin më 1 mars.

Qeveria federale autorizoi qytetin e Nju Jorkut të krijojë testimin e tij më 11 mars. Që nga ai moment, Nju Jorku ka zhvilluar 45 mijë testime.

Në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, zoti Cuomo urdhëroi të gjithë njerëzit që punojnë në sektorë jojetikë të qëndrojnë në shtëpi, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Ndërsa bizneset jetike që do të qëndrojnë hapur janë ushqimoret, farmacitë dhe mjetet e transportit publik. Shkollat janë mbyllur në Nju Jork dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Kufizimet filluan ndërsa spitalet po përballeshin me mungesa të maskave të sigurisë, të paisjeve ndihmëse për frymëmarrjen dhe furnizime të tjera të kujdesit shëndetësor.

Kryebashkiaku De Blasio i kishte bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që t’ia caktojë ushtrisë amerikane prodhimin dhe shpërndarjen e furnizimeve mjekësore.

“Nuk mundem ta them më troç. Nëse presidenti nuk vepron, do të vdesin njerëz që mund të kishin jetuar“, tha zoti de Blasio gjatë emisionit “Meet the Press” të kanalit NBC.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump tha se urdhëroi Agjensinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) që të dërgojë spitale ambulatore në shtetet Uashington, Kaliforni dhe Nju Jork.

Për Nju Jorkun, kjo do të thotë se do të shtohen 1000 shtretër spitalorë. Presidenti gjithashtu urdhëroi që një nga anijet spitalore të marinës amerikane të ankorohet në portin e Nju Jorkut.

Të dielën, shteti Nju Jork ia kaloi shtetit Uashington për numrin e viktimave.

Gjithashtu, guvernatori u kërkoi spitaleve të gjejnë mënyra për të rritur numrin e shtretërve me 50%, për shkak të parashikimeve të zyrtarëve të shëndetësisë se rastet me COVID-19 që do të kenë nevojë për kujdes të avancuar mjekësor, mund të kalojë 100 mijë në shtetin e Nju Jorkut gjatë javëve të ardhshme./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Bino:Testojmë personat e dyshuar,po marrim në konsideratë testet e shpejta

Bino:Testojmë personat e dyshuar,po marrim në konsideratë testet e shpejta

Koronavirusi në Itali, 21 mjekë mes viktimave

Koronavirusi në Itali, 21 mjekë mes viktimave

Koronavirusi/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjobit katër subjekte

Koronavirusi/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjobit katër subjekte
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com