Kryeministri britanik, Boris Johnson, është vendosur në oksigjen pas shtrimit të tij në spital, një ditë më parë.
Lajmi raportohet nga mediat britanike, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë britanike do të vijojë të qëndrojë në spitalin e St. Thomas.
Doktorët u shqetësuan pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte përmirësuar, edhe pse simptomat e para të Covid-19 iu shfaqën 10 ditë më parë.
Nga ana tjetër raportohet se Boris Johnson vijon të jetë në krye të detyrave që i janë caktuar në drejtimin e qeverisë, megjithëse ende nuk dihet se kur do të dalë nga spitali.
Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë./Opinion.al