Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shënuar 345 raste të reja me COVID-19, nga 1.501 testime të kryera.
Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 8 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç).
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike sot janë regjistruar edhe 436 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 11.208.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 48.682 të prekur nga COVID-19. Prej 1.248 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al