Rajoni

COVID-19/ Kosova shënon 7 viktima dhe 385 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 18/12/20 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shënuar 385 raste të​ reja me COVID-19, nga 1.442 testime të kryera.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 7 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç).

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike sot janë regjistruar edhe 351 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 11.307.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 48.337 të prekur nga COVID-19. Prej tyre 1.240 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al

Pas