Rajoni

Covid-19/ Kosova regjistron 637 raste të reja dhe 13 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 09/11/20 |
Opi Nion

Vijojnë të jenë të larta shifrat e personave të infektuar me Covid 19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës këtë të hënë, ka njoftuar se pas kryerjes së 1712 testimeve, kanë rezultuar 637 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Po në 24 orët e fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Numri total i rasteve pozitive, prej fillimit të pandemisë është 24.792 raste, ndërsa 768 pacientë kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë duke çuar kështu në 16.226 numri e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj./ Opinion.al

Pas