Rajoni

COVID-19/ Kosova regjistron 5 viktima dhe 329 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 14/12/20 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se kanë rezultuar 329 raste pozitive me COVID-19 nga 1.327 tamponë të kryer.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 5 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në  46.909 raste dhe 1.203 raste të vdekjes.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar 555 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 pacientë.

Kosova numëron 11.551 raste aktive./Opinion.al

Pas