Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan të premten 28 raste me Covid-19. Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,958 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 25 pacientë.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 431.