Rajoni

COVID-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 491 raste të​ reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 07/11/20 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 491 raste të​ reja me koronavirus, dhe 12 viktima në 24 orët e fundit. Këto rezultate kanë dalë pas marrjes së​ 1,137 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se po në 24 orët e fundit 66 pacientë janë shëruar.

Prej fillimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për 23,425 të prekur nga Covid-19, ndërsa 744 prej tyre kanë vdekur.

Kujtojmë se rritja e numrit të infektimeve ka bërë që Kosova të marrë masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë. Prej orës 20:00 të së premtes deri të hënën, në orën 05:00,  ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës./ Opinion.al

Pas