Aktualitet

COVID-19, konfirmohen pozitiv dy punonjës në Bashkinë e Vlorës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:43 - 27/10/20 |
Opi Nion

Konfirmohen pozitiv për koronavirus dy punonjës të administratës së Bashkisë në Vlorë. Mësohet se dy të infektuarit janë nga 13 rastet e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë tre raste të tjera janë konfirmuar në lagjen “1 maji” në këtë qytet.

Siç raporton gazetari Elton Nika për abcnews.al, në rastet e tjera të prekur nga Covid në qytetin e Vlorës, rezulton të jetë një sanitare në një bankë, një ekonomist në një institucion privat dhe tre pensionist.

Me sa duket covid, po përhapet në institucione publike ku frekuentimi nga qytetarët është i lartë./ Burimi: ABC News

Pas