Rajoni

COVID-19/ Konfirmohen 2 rastet e para me variantin Delta në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 29/06/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar se varianti Delta ka mbërritur në vend. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy rastet e para.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 22 mostrat e dërguara për analizim për të detajuar në Berlin kanë rezultuar se 2 prej pacientëve ishin infektuar me variantin Delta.

Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”, theksohet në deklaratë.

Autoritetet apelojnë që individët të cilët rezultojnë pozitiv, që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, dhe nga ekspertët shihet si një nga variantet që shkakton më shumë vdekje.

Pas