Korporata mjekësore “Johnson & Johnson” ka si qëllim që të prodhojë 1 miliard vaksina për koronavirusin për vitin e ardhshëm.
Lajmin e bëri të ditur kreu i departamentit shkencor të kompanisë, Paul Stoffels.
“Do të nisin testimet klinike në shtator dhe shpresojmë që të kemi të dhënat e duhura në fund të vitit. Po punojmë për prodhimin e 1 miliard vaksinave vitin e ardhshëm”, tha Stoffels për rrjetin mediatik “ABC News”.
Sipas Stoffels, testimet klinike janë të nevojshme për të treguar efektivitetin e vaksinës dhe për këtë gjë duhet pak kohë.
“Ne do ta kemi vaksinën që këtë vit, por do të varet nga autoritetet nëse ajo mund të përdoret përpara se të dhënat e efikasitetit të jenë të disponueshme”, shtoi ai.
Shumë kompani farmaceutike dhe grupe shkencëtarësh në rang global po punojnë për krijimin e vaksinës së koronavirusit./Opinion.al