Bota

COVID-19/ Kina izolon 10 mln banorë përreth fabrikës më të madhe të iPhone në botë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 02/11/22 |
Opi Nion

Autoritetet kineze kanë izoluar një zonë në qytetin Zhengzhou, ku gjendet fabrika më e madhe në botë për prodhimin e telefonave iPhone, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mediat e huaja shkruajnë se, izolimi filloi të mërkurën dhe do të zgjasë për shtatë ditë.

Ky vendim i marrë, mund të ketë një ndikim në prodhimin e iPhone 14 të ri, i cili prodhohet në fabrikën e Foxconn në qytet.

Njerëzit dhe bizneset kineze po vazhdojnë të përballen me politikën e ngurtë të Presidentit Xi Jinping për zero-Covid.

Të mërkurën, autoritetet lokale thanë se bllokimi i Zonës Ekonomike të Aeroportit Zhengzhou do të fillonte menjëherë dhe do të përfundonte në mesditën e kohës lokale më 9 nëntor.

Shërbimet e transportit publik janë pezulluar dhe njerëzit këshillohen të punojnë nga shtëpia, sipas një njoftimi zyrtar në platformën e mediave sociale WeChat.

Zyrtarët thanë se ata “do të godasin me vendosmëri të gjitha llojet e shkeljeve të rregulloreve”.

Zhengzhou është kryeqyteti i provincës Henan në Kinën qendrore dhe banojnë rreth 10 milionë njerëz.

Në këtë zonë, u raportua për 167 infeksione të transmetuara në nivel lokal në shtatë ditët deri të shtunën e kaluar nga 97 në javën e kaluar.

Bllokimi vjen në një moment kyç për Apple, menjëherë pas lançimit të iPhone 14 dhe përpara sezoneve vendimtare të blerjeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Fabrika e Foxconn në Zhengzhou, e cila punëson rreth 200,000 punëtorë, prodhon shumicën e telefonave të rinj të Apple./Opinion.al

Pas