Rajoni

COVID-19/ Ja sa raste të reja u regjistruan në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 05/06/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Kosovë, janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 297 testeve në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, është thënë në njoftim.

Instituti ka njoftuar edhe për dy pacientë të shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin total në 876.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet në Kosovë deri më tani kanë raportuar për 1,158 raste të prekura me këtë virus. Prej tyre, 30 pacientë kanë ndërruar jetë. /Opinion.al

Pas