Aktualitet

COVID-19/Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 02/06/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, 1 në Durrës, 1 në Shkodër, 1 në Kamëz, 1 në Mallakastër.

Mes të infektuarve janë dhe 6 nga personeli mjekësor. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve në total.

Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në vendin tonë numri i të inf ektuarve në total është 1164.

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)

Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Pas