Aktualitet

Covid-19/ ISHP: 36 % e popullsisë është e vaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 23/08/21 |
Opi Nion

Vetëm përgjatë këtyre 3 javëve të muajit Gusht në Shqipëri u kryen kryer 171 mijë vaksinime anti-Covid.

Vaksinimi ka qenë i hapur për personat mbi 18 vjeç, ç’ka ka bërë që interesi të rritet. Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, krahasuar me muajin Korrik deri tani janë 36 mijë më shumë vaksinime.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik thonë se popullsia duhet të vaksinohet për të shmangur format e rënda dhe shtrimet në spital nga varianti Delta i Covid-19.

“Deri tani janë me miliona vaksinime në të gjithë botën, prandaj i bëjmë thirrje rinisë që të vaksinohet, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të fitojë ndaj formave të rënda të Covid”.

Nëpër qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit po përdoren të 4 llojet e vaksinave. Coronavac dhe Sputnik janë kryesisht për dozat e dyta.

“Në të gjithë vendin aplikohet Pfizer, AstraZeneca, Coronavac dhe Sputnik”.

Deri tani afro 36 % e popullsisë është e imunizuar nga vaksinimi.

“Kemi bërë mbi 1 milion e 300 mijë vaksinime në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht jemi mbi 35,7 % me doza të para dhe 26,7 % me të dyja dozat”.

Prej një jave Shqipëria po regjistron shifra të larta infektimesh me Covid për shkak të qarkullimit të variantit Delta.

Ekspertët thonë se vaksinimi është masa e vetme për t’i paraprirë situatës së Vjeshtës dhe Dimrit, kur Covid mund të bëhet sërish më agresiv./Tv Klan

Pas