Varianti “Omicron” i COVID-19 vijon të përhapet me shpejtësi. Autoritetet shëndetësore në Skoci kanë bërë të ditur se janë identifikuar 6 raste të infektuar me variantin e ri të COVID.
se autoritetet shëndetësore po punojnë për të zbuluar kontaktet e personave të infektuar.
“Shëndeti publik i Skocisë do të gjurmojë rastet e identifikuara, për të zbuluar çdo person tjetër që mund të ketë qenë në kontakt javët e fundit me të infektuarit”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë Huma Youssef.
“Omicron” e ka origjinën nga Afrika e Jugut, gjë e cila ka detyruar shumë shtete të pezullojnë udhëtimet./Opinion.al