Një ligjvënës i sapozgjedhur në Shtetet e Bashkuara ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare nga COVID-19.
Republikani Luke Letlow, ishte zgjedhur si përfaqësues i distriktit të 5-të të Luizianës dhe pritej të betohej të dielën.
Letlow njoftoi në 18 dhjetor se kishte rezultuar pozitiv me koronaviurs, dhe një ditë më vonë u shtrua në spital.
Gjendja e tij u përkeqësua shpejt dhe më 23 dhjetor u transferua në terapi intensive, ku edhe vdiq ditën e martë. / Opinion.al