Virusi COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër figure nga bota akademike. Është ndarë sot nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Jani Dode.
Sipas informacioneve, ish-rektori ka qenë prej ditësh i shtruar në spitalin Infektiv dhe në terapi intesiv, ndërkohë që ditën e sotme nuk ka mundur të fitonte betejën me virusin COVID-19.
Jani Dode ka qenë rektor në vitet 2000, për t’u zgjedhur në 2008 Kryetar i Këshillit Administrativ të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan./Opinion.al