Aktualitet

Covid-19 i merr jetën 32-vjeçarit, kryetar i grupseksionit të PD-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 15/03/21 |
Opi Nion

Koronavirusi i ka marrë jetën një të riu nga Belshi. Bëhet fjalë për Alban Hidrin, i cili prej një jave ishte i intubuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

“News 24” raporton se i ndjeri nuk vuante nga sëmundje shoqëruese. Hidri ishte kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Rrasë.

“Na hidhëroj pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidritne moshen 32-vjecar, Sekretarit të grupseksionit Rrasë.

Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me Covid-19.Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve”, shkruan FRPD-ja e Belshit./Opinion.al

 

Pas