Një 13-vjeçar është viktima më e re në moshë, nga pandemia e koronavirusit, në Britaninë e Madhe.
Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton ndërroi jetë në spitalin e Londrës “King College” me familjarët që nuk u lejuan ta vizitonin nga frika e infektimit me virusin vdekjeprurës.
Sipas të dhënave, i mituri nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër që mund të ketë përkeqësuar shëndetin e tij.
Dita e djeshme Britania e Madhe shënoi një rekord i ri viktimash në Britaninë e Madhe, ku 381 persona të tjerë ndërruan jetën ndërsa 3009 u infektuan./Opinion.al