Një 74-vjeçar i infektuar me COVID-19 në Burgun e Drenovës ka humbur jetën.
Sipas “News24”, viktima është identifikuar si Çaush Banaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Fierit, në vitin 2000.
I moshuari, i cili ishte shturar në spitalin “Shefqet Ndroqi” vuante edhe nga semundje të tjera, Më herët ai ka qenë i shtruar në Spitalin e Korçës, gjë e cila rrit shqetësimin për përhapjen e CVOID-19 në këtë spital.
Po ashtu, rezulton se dhe djali i viktimës, Enkelejd Banaj është i infektuar, por deri më tani ka shfaqur vetëm simptoma të lehta. Ky i fundit, i dënuar me 23 vite burg për vrasje, akuzohet së bashku me babain e tij për vrasjen e tre personave në vitin 1997 në Mallakastër./ Opinion.al