Një tjetër viktimë është regjistruar nga COVID-19 në Korçë. Mësohet se ka humbur jetën farmacisti, Romeo Zallemi, 85 vjeç.
Ai i ishte i shtruar prej 20 ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.
Situata nga koronavirusi vijon të jetë në nivele shqetësuese në vend. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 144 raste të reja dhe 3 humbje jete./ Opinion.al