Kronikë

COVID-19, humb jetën 28-vjeçari nga Shkodra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 03/08/20 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën nga COVID-19. Lajmi është bërë publik nga faqja zyrta e OSHEE Shkodër, ku i riu punonte si elektriçist.

Sipas informacioneve, i riu ka qenë i intubuar në spital Covid-2 prej 10 ditësh dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me këtë sëmundje.

Viktima është identifikuar si Anton Çuni dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

Ata shprehin keqardhjen për humbjen e kolegut të tyre, duke shtuar se virusi nuk njeh moshë apo profesion.

Postimi i OSHEE:

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.

Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe./ Opinion.al

Pas