Një 28-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën nga COVID-19. Lajmi është bërë publik nga faqja zyrta e OSHEE Shkodër, ku i riu punonte si elektriçist.
Sipas informacioneve, i riu ka qenë i intubuar në spital Covid-2 prej 10 ditësh dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me këtë sëmundje.
Viktima është identifikuar si Anton Çuni dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.
Ata shprehin keqardhjen për humbjen e kolegut të tyre, duke shtuar se virusi nuk njeh moshë apo profesion.
Postimi i OSHEE:
Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.
Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe./ Opinion.al