Bota

Covid-19/ Historike, senati amerikan miraton paketën 2 trilion dollarëshe


               Publikuar në : 08:45 - 26/03/20 |
el ida

Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj historik prej 2 trilion dollarësh për të shpëtuar ekonominë e SHBA-së si dhe për të ndihmuar sektorin e kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka çrregulluar shoqëritë në mbarë botën.

Konkretisht, paketa ka për synim të ndihmojë personat e mbetur pa punë dhe industritë e godituara nga Covid-19, si dhe do furnizojë sistemin shëndetësor me pajisjet e nevojshme në këtë situatë.

Ajo parashikon 500 miliardë dollarë për të financuar industritë e goditura rëndë, 350 miliardë dollarë për biznesin e vogël, 250 miliardë për ndihmë për të papunët dhe pjesa e mbetur për pajisje për sistemin shëndetësor.

Paketa përmban shumën më të madhe në historinë e SHBA-së që ndahet për të ndihmuar ekonominë dhe është e barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

Tani, projektligji pritet të kalojë për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve. Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë sapo ai të mbërrijë në tavolinën e tij.

Masa e Senatit vjen pasi shumica e vendeve në Shtetet e Bashkuara janë izoluar, dhe shumë shtete po urdhërojnë mbylljen e bizneseve.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara janë 68,572 raste të konfirmuara me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas Kinës dhe Italisë./Opinion.al

Pas