Pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 në Greqi, autoritetet e shtetit fqinj kanë vendosur që të shtyjnë për në 7 janar vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Pala greke vendosi më 20 nëntor mbylljen e plotë të pikës kufitare, ndërsa në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash. Ndërkohë, në Shqipëri pritet që të shtohen hyrjet për shkakto festave të fundvitit./ Opinion.al