Greqia do të vazhdojë të mbajë edhe dy javë të tjera masat kufizuese me Shqipërinë. Lajmi është publik nga Ambasada Greke në Tiranë, teksa thekson se masat kufizuese do të mbeten në fuqi ashtu siç janë aktualisht deri më datë 22 shkurt 2021.
Njoftimi i Ambasadës Greke:
“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 22 shkurt 2021”.
Ndërkohë këtu mund gjeni masat e vendosura:
- Autobusët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.
- Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos
- Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite.
- Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin.
- Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke.
- Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi, Formularin PLF.
- Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.
- Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre