Rajoni

COVID-19/ Greqia në izolim kombëtar deri më 30 nëntor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 05/11/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Mitsotakis ka njoftuar mbylljen kombëtare të Greqisë, e cila nis nga ora 18:00 e ditës së shtunë dhe zgjat deri në 30 nëntor.

Masat kundër pandemisë janë duke u njoftuar nga kryeministri grek bashkë me profesorin Infeksionist Sotiris Tsiodras.

Siç u shpreh kryeministri grek Mitsotakis, masat do të jenë të njëjta si në mars, përveç faktit se nuk do të mbyllen shkollat fillore.

Mbyllja do të jetë e njëjtë si në mars, por me një ndryshim të vogël me marsin, pasi shkollat fillore do të jenë hapur“, tha Mitsotakis duke theksuar ndërkohë se mësimi në gjimnaze dhe universitete do të bëhet online.

Kështu, duke filluar nga e shtuna, grekëve do t’i duhet të dërgojnë një SMS për të dalë nga shtëpia për të bërë blerje jashtë, ndërsa marketet dhe farmacitë do të jenë hapur./ Opinion.al

Pas