Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 49 qytetarë, duke e çuar numrin e viktimave në total në 16109.
Ndërkohë, janë shtuar 6150 raste të reja me COVID-19, nga 232.409 teste të kryera. Ndërkohë, në Repartet e Kujdesit Intensiv janë 431 pacientë të intubuar.
Pas rritjes së rasteve, Greqia vendosi të shtrëngojë masat anti-COVID, të cilat prekin të pavaksinuarit./ Opinion.al