Sport

COVID-19/ Gega drejt shërimit në Turqi, sot kthehet në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 02/12/20 |
Opi Nion

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka lënë sot spitalin ku u kurua për virusin COVID-19 në Turqi.

Pas infektimit me COVID-19, Gega u transportua në Turqi për trajtim më të specializuar, pas komplikacioneve të shfaqura gjatë kurimit në kushte shtëpie.

Mësohet se trajtimi në Turqi ka shkuar shumë mirë dhe sot Kukësi ka njoftuar lajmin e mirë për trajnerin e tyre.

Skënder Gega është shëruar thuajse plotësisht dhe ka marrë lejen e mjekëve për tu kthyer në Shqipëri. Trajneri nga Tropoja mbërrin sot në aeroportin e Rinasit.

NJOFTIMI 

“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës.

Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Ëelcome back Gega!/ Opinion.al

Pas