Bota

COVID-19/ Franca heq disa nga masat kufizuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:01 - 24/11/20 |
Opi Nion

Pavarësisht se pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vendosur të heq disa nga masat kufizuese.

Më 28 nëntor në në gjithë Francën rihapen bizneset e vogla, do të lejohet udhëtimi deri në një rreze 20 kilometra nga vendbanimi aktual si dhe  do të lejohen edhe aktivitetet jashtëshkollore në natyrë.

Macron ka thënë gjithashtu se duke filluar nga dita e shtunë kisha apo xhamitë mund të presin në ambientet e tyre jo më tepër se 30 persona.

Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë vijojnë të mbeten të ndaluara tubimet e grumbullimet. Më 20 janar Macron ka një tjetër plan i cili fillon me hapjen tërësore të të gjithë shkollave të mesme.

Ai garantoi se piku i valës së dytë nga COVID-19 kaloi, por frika qëndron tek një valë e tretë. Macron paralajmëron se Franca ka gjasa që mund të shkojë edhe në një Lock-Doën lll.

Gjithsesi Presidenti francez do të heqë më datat 24 dhe 31 dhjetor kufizimet e udhëtimit që francezët të mund të festojnë Krishtlindjet e Vitin e Ri me familjet e tyre, por paralajmëron se festat nuk do të jenë si më parë.

Pas