Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.
Së fundmi, Danimarka ka vendosur të mbyllë shkollat e mesme dhe të larta, baret, lokalet dhe restorantet në zonat më të goditura nga vala e dytë e pandemisë, mes të cilave kryeqyteti, Kopenhagen.
Kryeministri Mette Frederiksen ka deklaruar se niveli i të infektuarve të rinj është i lartë dhe situata është alarmante dhe për këtë arsye duhet reaguar. Kryeministri nuk e sqaruar se deri kur do të zgjas izolimi.
Mes aktiviteteve që do të mbyllen janë kinematë, palestrat, bibliotekat, ndërsa për Krishtlindje nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona./ Opinion.al