Aktualitet

Covid-19/ Dalin rezultatet e analizave të mjekëve dhe infermierëve në Fier


               Publikuar në : 20:37 - 17/03/20 |
Opi Nion

Një lajm i mirë vjen në lidhje me mjekët e spitalit të Fierit që i ishin nënshtruar testit për koronavirus, pasi kishin pasur kontakte me një pacient të prekur me këtë virus.

Rezultatet e testeve të ardhura tregojnë se 17 mjekët, infermierët dhe stafi i ndihmës i spitalit rajonal në Fier nuk janë të prekur me Covid-19.

17 pjëstarët e stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61-vjeçareje të infektuar me Covid-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kishte  marrë ndihmë në këtë spital./ Opinion.al

Pas