Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Cila është domethënia e certifikatës së vaksinim?

2021/03/19 at 5:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Izraeli e ka futur ndërkohë në përdorim, BE do të fillojë në qershor me “certifikatën e gjelbër digjitale”. Ky dokument duhet të lehtësojë udhëtimet dhe jetën e përditshme.


Kush do të pajiset me certifikatë?

Të gjithë personat që jetojnë në Bashkimin Evropian ose mund të hyjnë legalisht në BE mund të kenë një çertifikatë ku shihet nëse i plotësojnë kërkesat për hyrje apo jo. Nënshtetësia nuk ka këtu ndonjë rëndësi. Të gjitha vendet e BE-së si dhe Zvicra, Lihtenshtajni, Islanda dhe Norvegjia marrin përsipër se do ta njohin këtë çertifikatë të lëshuar në vendet e përfshira me këtë marrëveshje.

Çfarë vërtetohet me këtë certifikatë?

Vërtetohet vaksinimi me një vaksinë të licencuar në BE apo shërimi nga virusi COVID-19., Vërtetohet pra që një person ka krijuar antitrupa. Vërtetohet po ashtu se dikush ka bërë një test negativ ndaj COVID-19, me metodën PCR ose një test të shpejtë antigjenesh. Të ashtuquajturat vetë-teste nuk pranohen. Çertifikata lëshohet në mënyrë elektronike ose në letër me një QR-Code nga autoritetet kombëtare të shëndetit. Shtetet anëtare të përfshira në këtë marrëveshje mund të pranojnë edhe vaksinat kineze ose ruse.

Çfarë të drejtash jep kjo certifikatë?

Personat që kanë një çertifikatë të këtillë, nuk kanë nevojë të kenë një test negativ ndaj Coronës, nuk do të futen në karantinë dhe mund të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet që e kanë pranuar këtë çertifikatë. Por vendet anëtare nuk janë të obligueshme të respektojnë në tërësi këtë rregullore, në qoftë se paraprakisht e njoftojnë Komisionin e BE-së dhe i paraqesin arsyet e veta pse duhet të ketë rregulla të tjera.

A mund t’i zëvendësojë kjo certifikatë dokumentet personale?

Jo, certifikata nuk e zëvendëson pasaportën apo letërnjoftimin. Personat që jetojnë legalisht në vendet e BE apo në vendet e përfshira në këtë marrëveshje do të mund të udhëtojnë lirshëm edhe pa këtë dokument. Por është e mundur që nga personat që nuk kanë këtë dokument të kërkohen teste dhe karantinim.

Cilat janë përparësitë e certifikatës?

Secili shtet anëtar i përfshirë në këtë marrëveshje do të vendosë vet se cilat avantazhe do të kenë personat që posedojnë këtë “Librezë vaksinimi”. Në Austri parashikohet rregullimi i hyrjes në restorante me këtë dokument. Në Greqi personat me këtë dokument do të mund të sistemohen në hotele. Në shtetet e tjera, si në Gjermani për shembull, ende nuk është vendosur se cilat do të jenë përparësitë për personat që kanë këtë çertifikatë. Ndërsa shoqatat për fluturime, organizatorët e koncerteve, teatrot, kinematë dhe të tjerët mund të vendosin vetë nëse do të kërkojnë këtë dokument për shërbimet e tyre, pavarësisht vendimeve të qeverisë përkatëse.

Cilat janë rregullat për personat që nuk kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE apo vendeve të përfshira në këtë marrëveshje?

Komisioni i BE do të angazhohet që kjo çertifikatë të njihet në mbarë botën. Sipas mundësive, Komisioni do të kërkojë që mundësisht të njihen edhe çertifilkatat e lëshuara nga Izraeli ose vendet e tjera. Do të mbështeten edhe projektet përkatëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo ka për qëllim të lehtësojë udhëtimet transkontinentale. Por rregulla të sakta deri tani nuk ka. Këto priten në disa muajt e ardhshëm.

Kur fillon aplikimi i këtyre dokumenteve?

Synimi është që të fillohet në qershor të vitit 2021. Deri në qershor duhet të jetë gati Platforma teknike e BE për këtë përdorimin e këtij dokumenti. Deri atëherë 27 shtetet anëtare të BE dhe katër shtetet që do të shoqërojnë këtë rregullore, duhet të projektojnë çertifikatat e tyre kombëtare të pranueshme edhe për vendet e tjera.

Meqenëse “projekti i librezës për vaksinim” do të jetë një ligj i vërtetë, i detyrueshëm për shtetet anëtare, ai duhet të kalojë edhe procedurat normale për një ligj. Shtetet anëtare duhet të bien dakord për këtë në Këshillin e BE. Me këtë duhet të pajtohet edhe Parlamenti Evropian, ku ndërkohë ka disa kërkesa për ndryshime. Miratimi i ligjeve normale dhe zbatimi i tyre në 27 shtetet anëtare zakonisht zgjat me vite të tëra. Por këtë herë gjërat duhet të rregullohen brenda disa javësh.

Si do të kontrollohet “çertifikata e gjelbër digjitale”?

Kontrollet e udhëtarëve në ndonjë vend të caktuar apo kontrollet sistematike në kufijtë e jashtëm të vendeve, në aeroporte ose në stacionet e trenave e të autobusëve nuk parashikohen në draftin e Komisionit të BE. Nuk do të ketë pra rregulla të përbashkëta për të gjitha vendet. Këto rregulla, kontrollet dhe mënyra e zbatimit të rregullave do të përcaktohet nga shtetet anëtare. Një prej zgjidhjeve të mundshme është kontrolli i kohë pas kohshëm. Organizatorët e manifestimeve, shoqatat për fluturime ajrore dhe pronarët e lokaleve mund të kërkojnë çertifikatën në hyrje në aeroplan, në sallë, restorant apo në kinema dhe teatër. Kjo është çështje e tyre.

Sa kohë është e vlefshme çertifikata?

Vlefshmëria e këtij dokumenti është përcaktuar me 180 ditë pas shërimit nga Covid-19, që do thotë gjashtë muaj pasi një person është shëruar nga kjo sëmundje. Por çertifikata mund të zgjatet nëse personi pas kësaj periudhe vaksinohet. Kohëzgjatja e vlefshmërisë pas vaksinimit ende nuk dihet. Ndërsa çertifikata pas një testi mund të zgjatë prej disa orë e deri në disa ditë, varësisht nga lloji i testit. Personat që ndërkohë janë vaksinuar mund të shkojnë tek autoritetet dhe të marrin këtë dokument pa pasur nevojë që të vaksinohen prapë. Kjo çertifikatë do të hiqet nga përdorimi në momentin kur OBSH ta shpallë të përfunduar pandeminë COVID-19./DW

Etiketa: certifikat vaksinimicovid-19


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Para
Video/ Biden rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit

Video/ Biden rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit

Fotografia e Vuçiç për Kosovën, Basha: Shfaqje të tilla dëmtojnë Serbinë

Fotografia e Vuçiç për Kosovën, Basha: Shfaqje të tilla dëmtojnë Serbinë

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

Koronavirusi/ 16 viktima dhe 494 raste të reja në Shqipëri
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com