Aktualitet

COVID-19/ Brataj: Nëse ezaurohen skenarët, do asistojmë dhe në stadium


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 29/11/20 |
Opi Nion

Sot kryeministri Edi Rama publikoi në “Facebook” videon e përgatitur nga stafi i kryeministrisë në Urgjencën Kombëtare.

Në këtë Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur në lidhje me koordinimin të pacientëve me COVID dhe spitaleve, ndërsa ka theksuar se deri më tani kapacietet spitalore nuk janë ezauruar.

Brataj shprehet se deri më tani situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është brenda parashikimeve, ndërsa shtoi se në rast përkeqësimi qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota, duke mos përjashtuat dhe stadiumet.

“Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jmei me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19. Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë. Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha Brataj./ Opinion.al

Pas