Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ “BE do të shembet nëse nuk mbështet më të dobëtit”

2020/04/12 at 5:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
COVID-19/ “BE do të shembet nëse nuk mbështet më të dobëtit”

Kriza e koronavirusit papritmas ka rindezur polemikën e kahershme për solidaritetin midis vendeve brenda Bashkimit Evropian. Ashtu si dhjetë vjet më parë, kur shpërtheu kriza e borxhit sovran, sfida për t’u adresuar është një emergjencë pan-evropiane. Në atë kohë ekzistonte frika se “infeksioni” financiar do të zgjerohej, nga Jugu në Veri.


Sot të gjitha vendet janë të infektuara me koronavirus: rreziku është i përbashkët, asnjë vend nuk është më shumë “fajtor” se të tjerët. Megjithatë, ndarja midis “kursimtarëve” dhe “xhepshpuarve”, retorika e shenjtorëve dhe mëkatarëve, është rishfaqur. Kështu që BE po hyn përsëri në një krizë ekzistenciale. Biseduam për këto çështje me katër studiues të njohur të aspekteve sociale të integrimit evropian, të cilët në kapacitete të ndryshme kanë bashkëpunuar në dhjetë vitet e fundit me institucionet e Komunitetit: gjermanin Martin Seeleib-Kaiser të Universitetit të Tübingen; Hungarezin László Andor, ish komisioner i BE për punësimin dhe çështjet sociale; Frank Vandenbroucke nga Universiteti i Amsterdamit, ish-ministër i qeverisë belge; belgen Bea Kantillon e Universitetit të Antverpit.

Le të fillojmë me kuadrin e përgjithshëm. Sa serioze është emergjenca Covid-19 nga një këndvështrim politik?

MARTIN SEELEIB-KAISER – Kjo krizë mund të çojë në një ndarje të BE-së. Edhe pa një marrëveshje për eurobonot, ekziston një nevojë urgjente për të ndërtuar ura midis pozicioneve të ndryshme dhe të arrihet në një kompromis politik, në mënyrë që të sigurojë ndihmë pothuajse automatike për shtetet anëtare që kanë nevojë për ndihmë.

LÁSZLÓ ANDOR – Në realitet, BE-ja tashmë është thyer me Brexitin. Sot nuk është Unioni që rrezikon shpërbërjen, por monedha e përbashkët. Vendeve jugore u është kërkuar të bëjnë shumë sakrifica për të ruajtur euron. Nëse kriza aktuale nuk është e mjaftueshme për të arritur tek ndarja e risqeve, nuk do të ketë më një arsye të mirë për të mbajtur gjallë bashkimin monetar. Nuk është një histori e re, por një episod i ri i një historie të vjetër. Në vitin 2012 dhe përsëri në 2015 ne ishim shumë afër një ndarjeje. Kur Greqia po përballej me programin e tretë të ndihmës, qeveria e Athinës vendosi të qëndrojë në eurozonë jo sepse papritmas u kthye në logjikën e trojkës, por sepse lënia e euros do të kërkonte kalimin në një ekonomi lufte (shtetëzimet, kontrollet e rrepta financiare, rregullimi i çmimeve, racionimi dhe kështu me radhë) me kosto shumë të larta politike. Sot, kriza Covid-19 shtyn shumicën e vendeve drejt ekonomisë së luftës, kështu që kostoja politike e zgjedhjes për të lënë euron dhe rivendosur monedhat kombëtare do të ishte shumë më e ulët.

BEA CANTILLON – Ajo që po ndodh tani është për të ardhur keq, jo vetëm për implikimet e saj sociale dhe ekonomike, por mbi të gjitha për arsye etike. Mungesa e solidaritetit është një tallje e turpshme me të gjitha parimet e mëdha të përcaktuara në Traktate. Vendi im, Belgjika, ka refuzuar madje të votojë në favor të programit modest të BE-së, 37 miliardë, për të ofruar ndihmë emergjente për vendet më të varfëra. Të gjitha këto janë shumë të trishtueshme, por unë mbetem besimplotë. Edhe pse ngadalë po shfaqet vetëdija se ndarja e rrezikut është një domosdoshmëri. Nëse ne nuk do të jemi në gjendje të mbrojmë viktimat e kësaj krize, i gjithë sistemi do të shembet.

FRANK VANDENBROUCKE – Ose BE do të jetë në gjendje të organizojë forma të prekshme të solidaritetit, ose vetë arsyeja e ekzistencës së saj nuk do të ekzistojë mëë. Sot solidariteti kërkon një “ndihmë emergjente” në shkallë të gjerë. Traktatet evropiane jo vetëm që e bëjnë të mundur, por e kërkojnë atë në mënyrë specifike. Në nenin 222 të Traktatit për funksionimin e BE-së, parashikohet që Unioni do të veprojë bashkërisht në frymën e solidaritetit nëse një shtet anëtar është viktimë e një katastrofe dhe neni 122 i të njëjtit Traktat parashikon që në këto raste të sigurohet ndihmë financiare.

Po, por problemi është çfarë dhe si duhet bërë.

MARTIN SEELEIB-KAISER – Unë kam në mendje një propozim konkret: krijimin e një fondi solidariteti për të luftuar emergjencat. Me kërkesën e tre (ose më shumë) shteteve anëtare, Komisioni duhet të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme evropiane. Në këtë pikë, BQE duhet të aktivizojë një mjet financiar të aftë për të siguruar të gjithë ndihmën e nevojshme (deri në 10% të PBB-së së tyre) për Shtetet Anëtare përmes Komisionit. Këto shuma duhet të përdoren për ndihma urgjente, shëndetësi publike dhe masa ndihmëse në para ose në natyrë në nivel lokal. Shtetet që nuk pajtohen mund të bllokojnë mekanizmin me shumicë të cilësuar, brenda një maksimumi dhjetë ditësh nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndikimi simbolik i një skeme të tillë do të ishte i madh. Një ndarje e vërtetë me mbizotërimin e parimit të “rrezikut moral” i cili në dekadën e fundit ka përforcuar mosbesimin reciprok dhe dyshimet midis vendeve, me supozimin se opozitarizmi dhe mashtrimi janë forca lëvizëse e qeverive kombëtare, veçanërisht ato të Jugut. Si ndërtohet një bashkësi politike mbi këtë bazë? Eshtë e qartë se nëse pika fillestare është kjo, BE është reduktuar në një organizatë sanksionuese, e orientuar mbi të gjitha për të kontrolluar atë që ndodh brenda vetvetes dhe kjo është e gjitha. Mjeti shumë i qartë që po propozoni mund të shndërrojë krizën e koronës, në një “mundësi morale” për të solidarizuar dhe ri-legjitimuar projektin evropian pas “dekadës së fundit të tmerrshme”. Propozimi juaj është gjithashtu shumë ambicioz, mbase nuk jemi ende të gatshëm për shifra kaq të mëdha.

FRAND VANDENBROUCKE – Unë nuk mendoj se përgjigjja mund të bazohet në një skemë të vetme të madhe. Ne kemi nevojë për mjete të ndryshme të afta të operojnë paralelisht. BQE është e pajisur për të menaxhuar risqet financiare, por jo për të ndërmarrë operacione të mbështetjes fiskale në shkallë të gjerë. Si një element i një operacioni të tillë, nisma e re e Komisionit e quajtur “Sure” shkon në drejtimin e duhur: qëllimi i saj është të mbështesë skemat si ajo italiane, të cilat mbrojnë punësimin ekzistues. Prej kohësh, ekspertët kanë thënë se Eurozona ka nevojë për një skemë të përbashkët kundër papunësisë. “Sure” ka për qëllim më shumë “sigurimin e vendit të punës”, sesa të ardhurat e të papunëve. Eshtë e qartë se kursimi i vendeve të punës është një përparësi kryesore sot. Por pasi të jetë plotësisht operacional, BE-ja gjithashtu duhet të realizojë risigurimin e skemave kombëtare për mbrojtjen e papunësisë. Dhe duhet të jetë një skemë vërtet automatike në përgjigje të tronditjeve serioze kombëtare. Tregjet nuk duhet të dyshojnë në mbështetjen evropiane në këto raste. Tashmë ka disa propozime në këtë front, por ne duhet të shpejtojmë. Më në fund, BE-ja duhet të jetë e pajisur me një strukturë të centralizuar, për furnizimin me pajisje shëndetësore në rast të një epidemie serioze ose pandemie.

BEA CANTILLON – Do të shtoja një garanci të ardhurash minimale në sistemin e risigurimit të papunësisë. Shërimi nga Covid-19 do të jetë i ngadaltë, vuajtjet mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Shtetet Anëtare kanë nevojë për mbështetje në përpjekjet e tyre për të siguruar një jetë të mirë për të gjithë, dhe qasje efektive në mallra dhe shërbime thelbësore. Unë gjithashtu mbështes idenë e Vandenbroucke për një sistem të centralizuar jo vetëm për prokurimin, por edhe për bashkëpunimin në kujdesin spitalor, veçanërisht në kujdesin intensiv. Eshtë e nevojshme që të rezervohen respiratorët dhe maska sa më shpejt të jetë e mundur. Por për shumë nga qytetarët tanë, tani është vonë. Për një Bergamask që ka humbur një anëtar të familjes për shkak të mungesës së respiratorëve (dhe kush po vuan, por edhe me të drejtë i zemëruar), të dëgjojnë një model të ardhshëm tani nuk ofron ngushëllim. Tani ky qytetar ka nevojë për një perspektivë, ai duhet të ndiejë dhe të shohë praninë e prekshme të asaj Evrope, në të cilën ai dhe të gjithë bashkëqytetarët e tij italianë kanë vendosur besimin e tyre me kalimin e kohës, më shumë se çdo popull tjetër në Evropë. Një program i konsiderueshëm i ndihmës është i nevojshëm urgjentisht në mënyrë që qytetarët më të prekur dhe më të dobët Evropianë të mund të marrin në dorë me besim jetën e tyre. Ky program duhet të jetë shumë i lehtë për t’u zbatuar (d.m.th. t’i nënshtrohet vetëm dy kushteve: aftësia ekonomike e vendit të prekur dhe ndikimi i epidemisë, i matur me numrin e vdekjeve) dhe duhet të jetë i kuptueshëm nga njerëzit e zakonshëm. Miratimi i tij duhet të apelojë për solidaritetin e të gjithë qytetarëve evropianë, pas bilancit të rëndë emocional të krizës.

Shkurt, fillimisht të mendojmë të ndihmojmë shpejt njerëzit që vuajnë këtu dhe tani dhe jo mëkatet e mundshme të ardhshme të qeverive të tyre. Evropa është gjithashtu një Union i qytetarëve, jo vetëm i shteteve. Përndryshe, ne nuk do të krijonim një Parlament me zgjedhje të drejtpërdrejta ose shtetësinë e BE-së.

LÁSZLÓ ANDOR – Të mos harrojmë arsyen pse argumentojmë për koronabono / eurobono. Jo sepse kostot direkte të kujdesit shëndetësor janë të mëdha, por sepse ato indirekte do të jenë. Për të shpëtuar grupet më të rrezikuara në shoqëri, qeveritë po bllokojnë ekonomitë e tyre, duke rritur defiçitet dhe si pasojë, borxhet publike. Një vend si Italia mund të afrohej me falimentin, nëse do të kishte vështirësi të merrte hua nga tregjet. Nga ana tjetër, është e kuptueshme që ky vend nuk pranon kushtëzim për asnjë kredi nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MASH), sepse do të diktohej nga ata ministra evropianë që deri më tani kanë arritur të reagojnë vetëm me fyerje, ndaj pritshmërive italiane për solidaritet evropian. Italia është ende ekonomia e tretë më e madhe në zonën e euros dhe rreziku i një infektimi domino do të jetë shumë më i madh, se pesë vjet më parë me Greqinë. E vetmja mënyrë e arsyeshme për të vazhduar është të arrihet ndarja e riskut real, edhe pse në disa vende duket si një luftë gjithëpërfshirëse.

MARTIN SEELEIB-KAISER – Cilido qoftë mjeti i ndarjes, unë mendoj se duhet të jetë i arritshëm për Shtetet Anëtare që nuk janë ende pjesë e zonës së euros, me kusht që banka qendrore kombëtare të garantojë kuotën hipotetike që do t’i jepet BQE.

LÁSZLÓ ANDOR – Nëse ndarja e riskut është e pamundur, BE duhet të gjejë një ekuilibër të ndryshëm dhe ndoshta të konsiderojë një kthim në monedhat kombëtare.

Një rrezik që unë do të preferoja të mos evokoja plotësisht. Në një libër interesant nga 2009, Një Parajsë e Ndërtuar në Ferr (Viking Press), studiuesja amerikane Rebecca Solnit shpjegonte se si në raste të caktuara fatkeqësitë mund të bëjnë që bashkësitë politike të “ndërtojnë parajsën ndërkohë që janë në ferr”. Ne sigurisht nuk mund të presim kaq shumë. Do të ishte e mjaftueshme për të dalë nga ferri duke qëndruar të bashkuar, në një frymë solidariteti, ashtu si të gjithë ne u zotuam ta bënim, në Traktate. / La Lettura – Bota.al

 

 



Ju sugjerojmë

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

11 Maj, 2025 9:15 am
OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
Aktualitet

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

11 Maj, 2025 9:07 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
Aktualitet

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

11 Maj, 2025 8:30 am
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

Shqipëria voton/Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë!

11 Maj, 2025 8:23 am
Nis 36 minuta me vonesë votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ankesat e qytetarëve
Aktualitet

Nis 36 minuta me vonesë votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ankesat e qytetarëve

11 Maj, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:18 am
Para
Koronavirusi/ Çfarë thotë Bill Gates për investimet?

Koronavirusi/ Çfarë thotë Bill Gates për investimet?

Pashkët, çifti Dembacaj-Frroku i feston me puthje dhe përqafime

Pashkët, çifti Dembacaj-Frroku i feston me puthje dhe përqafime

COVID-19/ Disa ditë në terapi intensive, përmirësohet gjendja e Johnson

COVID-19/ Johnson reagon për herë të parë që pas daljes nga spitali
















TE FUNDIT

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
11 Maj, 2025

Dy persona në Mirditë janë vënë në pranga pasi i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se drejtuesi dhe pasagjeri...

Lexo më shumë

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
11 Maj, 2025

Përfaqësues të OSBE/ODIHR janë larguar pasi kanë monitoruar procesin e votimit në ambientet e “Gjimnazit Babë Dudë Karbunara”, në Berat....

Lexo më shumë

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
11 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pasur një reagim ditën e sotme sa i takon procesit të votimit. Celibashi...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
11 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali votoi sot në qendrën e votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë.  Pasi votoi në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com