Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama e ka dëmtuar ekonominë dhe shëndetësinë, ndërsa koronavirusi i dha goditjen e fundit.
Sipas tij, kriza e shkaktuar nga pandemia; “Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve.”
Reagimi
Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve./ Opinion.al