Rajoni

Covid-19/ Austria dhuron 1 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 18/06/21 |
Opi Nion

Austria do të shpërndajë 1 milion doza vaksinash kundër koronavriusit për Ballkanin Perëndimor. Lajmi u bë me dije këtë të premte nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një samit të mbajtur me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurz thotë se asnjë vend nuk mund të jetë përfundimisht i sigurt nga pandemia, nëse të gjithë nuk janë të sigurt.

“Austria do t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor më shumë se 1 gusht milion doza vaksinash. Sepse ne jemi përfundimisht të sigurt nga pandemia nëse të gjithë janë të sigurt”, shkruan ai në Twitter.

Kurz po ashtu shprehet se Bashkimi Europian është i paplotë për sa kohë BallkaniPerëndimor nuk është pjesë e tij ,ndërsa siguroi mbështetjen për rajonin edhe për luftën kundër pandemisë.

“BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë”, ka shkruar Kurz. 

Në këtë samit Kosova është përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiç, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev, Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiç, i pranishëm ishte dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajç./Opinion.al

Pas