Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ ASH: Numri i të infektuarve mund të jetë 10-15 herë më i lartë

2021/01/12 at 3:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
COVID-19/ ASH: Numri i të infektuarve mund të jetë 10-15 herë më i lartë

Akademia e Shkencave ka dhënë një reagim sqarues lidhur me studimin e realizuar nga ekspertë të akademisë mbi seroprevalencën e COVID-19 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës.


Akademia shkruan se studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga COVID-19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të Botës.

Sipas akademisë, duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me koronavirus mund të jetë  10 deri 15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me COVID-19 evidentuar nga shërbimi shëndetësor.

Më tej, në njoftimin për mediat Akademia e Shkencave sqaron “Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 në qytetin e Tiranës konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh”.

Njoftimi i plotë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon vlerësimet dhe mirëpritjen e rezultateve të studimit të saj dhe u përgjigjet disa pikëpyetjeve të ngritura rreth besueshmërisë së rezultateve të këtij studimi

Duke u shprehur vlerësimet e saj ekspertëve imunologë dhe epidemiologë, mjekëve të vijës së parë të luftës kundër pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, intelektualëve dhe gazetarëve, që kanë çmuar vlefshmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve të studimit të Akademisë së Shkencave për seroprevalencën e Sars-Cov-2 në popullatën e Tiranës dhe të Shqipërisë, i përgjigjemi në vijim edhe ndonjë interpretimi skeptik të shfaqur ditët e fundme.

Studimi mbi seroprevalencën e virusit Sars-Cov-2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin euforike, qofshin në anën e kundërt.

Studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga Covid-19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të Botës.

Të dhënat që kanë rezultuar në mbyllje të fazës së dytë të këtij studimi, i cili u përfundua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë me të njëjtën shkallë besueshmërie si në të gjitha rastet që është zbatuar e njëjta metodë testimi në vendet europiane dhe në vende të tjera.

Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19, duke iu referuar pranisë së antitrupave anti-Sars-Cov-2 në popullatën e kryeqytetit.

Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vëndeve të Europës apo SHBA.

Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depstiuese serologjike. Kështu, në provincën e Bergamo-s (Itali), ku u përdor e njëjta metodë depistimi, dhe seropozitiviteti, në tetorin e vjetshëm, u konstatua në 42 për qind të popullatës, raporti midis të sëmurëve të evidencuar dhe individëve të infektuar që u vërtetuan me anë të seroprevalencës ishte të paktën një me 15.

Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000.

Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 në qytetin e Tiranës konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh.

Studimet e kryera nga ekspertë të Akademisë së Shkencave kalojnë nëpër të njëjtat faza si të gjitha studimet që janë duke u zbatuar gjerësisht në botë në kushtet e pandemisë: 1. Publikimi i të dhënave paraprake apo operative; 2. Përgatitja e raportit shkencor dhe publikimi i tij në “pre-print”; 3. Publikimi përfundimtar i raportit shkencor të rishikuar nga kolegë ekspertë, një proces që kërkon shumë muaj. Në komunikimet e deritashme janë ofruar aq të dhëna sa janë të nevojshme për të kuptuar gjendjen nga opinionet publike. Të dhëna të tjera janë të mundshme të këshillohen nga specialistë ose operatorë të administratës së shërbimit shëndetësor edhe para përfundimit të fazës së tretë, të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit.

Sa u takon numrit të të testuarve, ai lejon arritjen e përfundimeve shkencore brenda një intervali besueshmërie sipas kritereve të mirënjohura statistikore dhe sipas logjikës së shifrave, referuar numrit të popullsisë në Tiranë dhe në shkallë vendi. Studimi i seroprevalencës së antitrupave specifikë kundër Sars-Cov-2 në Tiranë, faza e parë e të cilit është kryer në fund të qershorit dhe faza e dytë në fund të dhjetorit 2020, sjell informacion të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin Sars-Cov-2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë. Faktet e përftuara përmes këtij studimi, nëse do të interpretohen me kujdes, duke u analizuar në raport edhe me fakte të tjera shkencore, përmirësojnë monitorimin e situatës dhe në përgjithësi njohurinë që kemi mbi zhvillimin e pandemisë në vendin tonë.

Duke iu referuar edhe një herë çështjes së metodologjisë, pohojmë se, ashtu si çdo metodë shkencore, edhe studimi në fjalë mund të ketë kufizimet e veta, të cilat do të përshkruhen në detaje në raportin mbi të cilin po punohet. Megjithatë, metodologjia e aplikuar është e përshtatshme si në dimensionin laboratorik (testi imunologjik i aplikuar ka vlefshmëri të lartë), ashtu edhe atë epidemiologjik (madhësia e kampionit në raundin e dytë të studimit është korrekte në kushtet e një seroprevalence të lartë). Për këtë arsye besojmë se rezultatet e këtij studimi duhet të pasqyrojnë, brenda një kufiri të caktuar besimi, praninë e antitrupave specifikë IgG anti-Sars-Cov-2 në popullatën 20-70 vjeç të qytetit të Tiranës, të mbuluar nga qendrat shëndetësore të përfshira në studim, pa atë pjesë të popullatës që nuk përdor apo nuk bashkëpunon me shërbimet shëndetësore publike.

Akademia e Shkencave është duke punuar për të sjellë fakte të reja që do të ndihmonin për të njohur akoma më mirë situatën në këtë fushë. Çdo pasqyrim apo interpretim i rezultateve paraprake të studimit në media apo në rrjete sociale jashtë kontekstit dhe metodologjisë kërkimore del jashtë kuadrit të një debati shkencor dhe është i papërshtatshëm.

Gjejmë rastin të rikujtojmë që, megjithëse sot dimë më tepër mbi qarkullimin e virusit dhe shohim më shumë dritë në fund të tunelit, pandemia vazhdon dhe rreziku për sëmundshmëri të rëndë dhe humbje jete nga ky infeksion do të vijojë të mbetet i lartë edhe gjatë vitit në vijim./Opinion.al

 

Etiketa: ASHcovid-19


Ju sugjerojmë

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Aktualitet

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

18 Gusht, 2025 11:12 am
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

Zjarret, MM: Në 24 orë 23 vatra/ 4 janë ende aktive dhe 3 në monitorim

18 Gusht, 2025 10:55 am
Gjermani: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?
Bota

Gjermani: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

18 Gusht, 2025 10:46 am
Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..
Aktualitet

Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..

18 Gusht, 2025 10:42 am
A do paraqitet në seancën “Partizani”? Berisha: Pjesëmarrja ose mungesa caktohet…
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

18 Gusht, 2025 10:30 am
Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive
Bota

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

18 Gusht, 2025 10:00 am
Kantieri në Spitalin e Lezhës/ Rama: Shumë shpejt kushte bashkëkohore shërbimi
Aktualitet

Kantieri në Spitalin e Lezhës/ Rama: Shumë shpejt kushte bashkëkohore shërbimi

18 Gusht, 2025 9:30 am
Shifrat e INSTAT:Çmimet e kafesë dhe qirave rriten deri në 7%!Faktorët që ndikojnë..
Aktualitet

Shifrat e INSTAT:Çmimet e kafesë dhe qirave rriten deri në 7%!Faktorët që ndikojnë..

18 Gusht, 2025 8:55 am
Profesionistët e Lirë letër Manjës: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike
Aktualitet

Profesionistët e Lirë letër Manjës: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

18 Gusht, 2025 8:51 am
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

18 Gusht, 2025 8:44 am
Para
Pandemia në Kosovë/ Shënohen 279 raste të reja dhe 4 viktima

Pandemia në Kosovë/ Shënohen 279 raste të reja dhe 4 viktima

Detajet/ U prodhua në Gjermani, vaksina erdhi dorazi më 11 Janar

Detajet/ U prodhua në Gjermani, vaksina erdhi dorazi më 11 Janar

Skandali në spitalet COVID, blen vdekjen e të ëmës me 8 milionë lekë

Skandali në spitalet COVID, blen vdekjen e të ëmës me 8 milionë lekë
















TE FUNDIT

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
18 Gusht, 2025

Pas daljes nga SPAK, kreu i Partisë Demokratike mbajti një deklaratë për mediat. Konkretisht kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi...

Lexo më shumë

Zjarret, MM: Në 24 orë 23 vatra/ 4 janë ende aktive dhe 3 në monitorim

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
18 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Konkretisht në harkun kohor nga ora 09:00...

Lexo më shumë

Gjermani: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

Gjermani: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?
18 Gusht, 2025

Në 100 ditët e qeverisë Merz, u shfaqën edhe dallimet midis partnerëve të koalicionit. Nuk ka akoma një marrëveshje të...

Lexo më shumë

Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..

Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..
18 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK. Në fjalën e tij ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com