Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i personave të prekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është shtuar me 14 raste duke e çuar totalin në 726 të prekur gjithësej.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.
Në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste. /Opinion.al