Aktualitet

Covid/ 189 pacientë të shtruar, të intubuarit zbresin nga 8 në 4


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 05/09/20 |
Opi Nion

189 pacientë janë aktualisht duke marr shërbim spitalor pasi janë prekur nga koronavirusi. Bazuar në shifrat zyrtare. (Kujtojmë se një ditë më parë numri i të shtruarve ka qenë 190).

Aktualisht janë 12 pacientë që po marrin terapi intensive në reanimacion, ndërsa 4 të tjerë janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën. Vërehet se numri i personave të intubuar ka shënuar rënie, krahasuar me një ditë më parë, ku raportoheshin 8 të intubuar.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, njofton Ministria.

Në dy spitalet Covid, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra  qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./Opinion.al

Pas