Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVAX mund të dështojë, shtetet e varfra rrezikojnë të presin deri më 2024

2020/12/17 at 12:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
COVAX mund të dështojë, shtetet e varfra rrezikojnë të presin deri më 2024

Skema globale për shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet e varfra, përballet me rrezik “shumë të madh” të dështimit, duke lënë vendet me miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri të paktën më 2024, është thënë në një dokument të brendshëm, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.


Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, përbën skemën kryesore globale të vaksinimit kundër koronavirusit në shtetet me të ardhura të ulëta apo të mesme në gjithë botën.

Ky program synon të shpërndajë të paktën 2 miliardë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2021, për të mbuluar 20 për qind të njerëzve më të brishtë në 91 shtete me të ardhura të ulëta apo të mesme, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.

Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, synojnë të furnizohen me vaksinën kundër sëmundjes, COVID-19 – që shkakton ky virus – përmes këtij programi.

Sipas Faik Hotit nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova është futur në listën e shteteve të cilave ky program do t’ua sigurojë nga 20 për qind të vaksinave kundër COVID-19 falas, apo 360 mijë doza. Pjesa tjetër pritet të blihet nga buxheti i shtetit, ku Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave.

Mirëpo në një dokument të brendshëm, të cilin e ka parë Reuters, promovuesit e kësaj skeme kanë thënë se programi është duke u përballur me mungesë të fondeve, me rreziqe të furnizimit dhe kontrata komplekse, të cilat mund ta bëjnë të pamundshme arritjen e këtyre synimeve.

“Rreziku i dështimit për të ndërtuar një skemë të suksesshme COVAX është shumë i madh”, është thënë në dokumentin e brendshëm për bordin e Gavi-t, një aleancë qeverish, për kompanitë e ilaçeve, shoqatat e bamirësisë dhe organizatat ndërkombëtare që merren me fushata e vaksinimit global.

Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin Gavi udhëheq COVAX-in bashkë me OBSH-në.

Ky raport dhe dokumente tjera të përgatitura nga Gavi, janë duke u diskutuar në takimin e bordit të Gavit nga 15 deri më 17 dhjetor.

Dështimi i krijimit të një skeme të suksesshme mund të lë njerëzit në vendet e varfra pa qasje në vaksina për COVID-19, deri më 2024, tregojnë dokumentet.

Rreziku i dështimit është më i madh sepse skema është krijuar shumë shpejt duke vepruar në “territor të panjohur”, është thënë në raport.

Gavi ka angazhuar muajin e kaluar kompaninë Citigroup, për të ofruar këshilla rreth asaj se si të përballen me rreziqet e financimit.

Në një dokument të 25 nëntorit, që është përfshirë në dokumentet e dorëzuara te bordi i Gavit, këshilltarët e kompanisë Citi kanë thënë se rreziku më i madh i programit qëndron në një pikë të kontratës, që u mundëson shteteve të mos blejnë vaksinat e porositura përmes skemës COVAX.

Një mospërputhje në mes të furnizimit me vaksina dhe kërkesës “nuk është një rrezik tregtar i zvogëluar në mënyrë efikase nga tregu ose MDB”, kanë thënë këshilltarët e kompanisë Citi, duke iu referuar bankave shumëpalëshe të zhvillimit, sikurse si Banka Botërore.

“Prandaj, një gjë e tillë duhet zvogëluar përmes negociimit të kontratave apo përmes absorbimit të rrezikut nga Gavi që menaxhohet me kujdes nga struktura qeverisëse”.

Të pyetur për këto dokumente, një zëdhënës i Gavit, ka thënë se ky trup vazhdon të jetë i bindur se mund të arrijë synimet.

“Do të ishte e papërgjegjshme që të mos analizohen rreziqet për një mision kaq të madh dhe kompleks, dhe të krijohen politika dhe instrumente që zbusin këto rreziqe”, ka shtuar ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është përgjigjur për të komentuar këtë çështje. Në të kaluarën OBSH-ja ka lënë Gavin që të komentojë publikisht për programin COVAX.

Zyrtarët e Citibank kanë thënë përmes një deklarate: “Si këshilltarë financiarë, ne jemi përgjegjës për t’i ndihmuar Gavit që të planifikojë një varg skenarësh lidhur me objektin COVAX dhe për mbështetje të përpjekjeve të tyre për të zbutur rreziqet potenciale”.

Marrëveshjet për furnizime

Planet e COVAX-it varen në vaksina të lira që deri më tani nuk janë miratuar, dhe jo në vaksina nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që përdorin teknologji më të shtrenjtë.

Vaksina e kompanisë Pfizer veçse është miratuar për përdorim emergjent në disa shtete dhe vaksinimi ka nisur në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Vaksina e kompanisë Moderne pritet të miratohet shpejt.

Programi COVAX deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë, është thënë në një dokument të Gavit.

Mirëpo të tria kompanitë janë përballur me vonesa në testimet e tyre, çka mund të shtyjë procesin e miratimit të vaksinave nga rregullatorët deri në gjysmën e dytë të vitit 2021 apo edhe më gjatë.

Një gjë e tillë mund të rrisë edhe nevojat financiare të COVAX-it. Parashikimet e saja financiare bazohen në një çmim mestar prej 5.20 dollarësh për një dozë vaksine, është thënë në një dokument.

Vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë derisa ato të kompanisë Moderna 25-37 dollarë.

COVAX nuk ka marrëveshje me asnjërën prej tyre kompanive. Dhe ajo as nuk është në listë të prioriteteve, meqë vaksina e Pfizerit kërkon kushte të veçanta për ruajtje në temperatura shumë të ulëta, është thënë në një nga dokumentet e Gavit.

Të martën një zyrtar i lartë i OBSH-së ka thënë se agjencia është duke biseduar me kompanitë Pfizer dhe Moderna për të përfshirë vaksinat e tyre për koronavirus, në listën e shpërndarjes në vendet më të varfra, mirëpo me një çmim më të ulët dhe më të përballueshëm sesa ai që tani është në treg.

Meqë disa vaksina janë duke u zhvilluar në botë, COVAX dëshiron të zgjerojë listën e mundësive, për të përfshirë vaksina edhe nga shtetet tjera.

Shtetet e pasura, që kanë porositur shumicën e dozave të vaksinave për COVID-19, janë duke planifikuar që të bëjnë donacione në vendet e varfra, ndonëse nuk është e qartë nëse një gjë e tillë do të bëhet përmes skemës COVAX.

Presioni financiar

Për të arritur synimin e vaksinimit të të paktën 20 për qind të njerëzve në shtetet e varfra vitin e ardhshëm, COVAX ka thënë se i duhen 4.9 miliardë dollarë shtesë, për dallim nga 2.1 miliardë dollarë sa ka mbledhur tani.

Nëse çmimet e vaksinave janë më të larta sesa është parashikuar, furnizimi do të shtyhet dhe fondet shtesë nuk do të mund të sigurohen plotësisht andaj skema përballet me dështim”, ka thënë dokumenti.

Deri më tani, Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë më së shumti donacione për COVAX, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë bërë përkushtime financiare.

Banka Botërore dhe institucione tjera multilaterale janë duke ofruar kredi të lira për shtetet e varfra për t’iu ndihmuar që të blejnë dhe të sigurojnë vaksina përmes skemës COVAX.

Mirëpo edhe në rast të kushteve më të mira financiare, COVAX ka ende mundësi që të përballet me dështim, për shkak të rreziqeve jopropocionale për shkak të procesit kompleks të arritjes së marrëveshjeve.

COVAX nënshkruan kontrata paraprake me kompani për furnizim me vaksina, të cilat duhet të paguhen nga donatorët apo shtetet që i pranojnë ato, dhe mund t’i përballojnë të njëjtat.

Mirëpo sipas marrëveshjeve aktuale, shtetet mund të refuzojnë të blejnë vaksinat e porositura nëse preferojnë vaksina tjera, apo arrijnë t’i sigurojnë vaksinat përmes skemave tjera, më shpejtë apo më lirë.

Skema COVAX synon të përballet me humbje edhe nëse shtetet nuk janë të gjendje të paguajnë për porosi apo nëse imuniteti i tufës arrihet shpejt, duke i bërë vaksinat të panevojshme, është thënë në raporton e kompanisë Citigroup. Prandaj ajo ka propozuar një strategji për të zvogëluar këto rreziqe duke përfshirë ndryshime në kushte të kontratës./ REL

Etiketa: COVAXcovid-19Vaksinavendet e varfera


Ju sugjerojmë

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

4 Qershor, 2026 10:30 am
Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
Aktualitet

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

4 Qershor, 2026 10:06 am
Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

4 Qershor, 2026 9:27 am
Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
Kronikë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

4 Qershor, 2026 9:26 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

4 Qershor, 2026 9:11 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Para
Ishte ulur për kafe me autorin, si u ekzekutua 41-vjeçari në Kuçovë

Ishte ulur për kafe me autorin, si u ekzekutua 41-vjeçari në Kuçovë

Nis seanca për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Nis seanca për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

FOTO/ I shpallur në kërkim, Stresi arratiset drejt një tjetër shteti

FOTO/ I shpallur në kërkim, Stresi arratiset drejt një tjetër shteti
















TE FUNDIT

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
4 Qershor, 2026

Dhoma e Përfaqësuesve "rrëzon" luftën e Trumpit në Iran, ndërsa ai thotë se është i gatshëm të takojë edhe Mojtaba...

Lexo më shumë

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetër efektivi gjatë...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
4 Qershor, 2026

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e...

Lexo më shumë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}