Teksa Tirana po përgatitet për finalen e Conference League, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze italiane të sportit “Tuttosport”.
Rama është shprehur se nuk është i shqetësuar nga tifozët e shumtë, ndërsa ka thënë ju ftojmë në një nga stadiumet më të bukura në Evropë.
“Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Boël i vogël. Nuk jam i shqetësuar për tifozët e shumtë, por do të jetë një risi absolute për ne. Përsa i përket mikpritjes jemi një vend që do të luftonim për raundin final të Çempions”.
Ndër të tjera gjatë intervistës Rama foli edhe për simpatinë e tij për skuadrat italiane.
“Jam i kënaqur që Roma është këtu. Që fëmijë kam bërë tifo për italianët në turnetë sportive. Roma është bërë e veçantë nën drejtimin e José Mourinhos”.
Roma dhe Fejnord do të sfidojën njëra-tjetrën më 25 maj në “Air Albania”.