Partizani nuk ja ka dalë përballë Bazelit në “Elbasan Arena” dhe ka humbur kështu mundësinë për të vijuar në Conference League.
Humbja 0-2 në Shqipëri, shoqëroi humbjen në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, duke i ndërprerë skuadrës rrugën në vijim. Gjithashtu edhe Vllaznia është mundur nga Ael Limassol duke u eleminuar kështu në turin e dytë.
Ndërkohë në ndeshjet e ditës së sotme as Drita e Kosovës nuk ja ka dalë përballë Feyenoord të Holandës, ku humbi me rezultatin 3-2 dhe as Shkendija perballe Rigas. /Opinion.al